“Mendova se na vodhën Kupën”, Rama zbulon dy prapaskena

Olsi Rama, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, ka folur për shumë tema. Ndër të tjera ai zbulon një episod të ndodhur gjatë festës për titullin kampion, ndërkohë që ka theksuar se ka tifozë që nuk e ndjekin Partizanin në “Selman Stërmasi” prej faktit që është shtëpia e Tiranës.

“Ka pasur një episod për të qeshur. Kishte shumë vite pa e fituar, por çdo rrugëtim nis me një hap. Tifozët për ta prekur e morën dhe kur ekipi kishte ikur, pashë dhe thashë ku është kupa. Mendova se e vodhën dhe me batutë e thashë se nuk ka problem, se e fitojmë prapë”.

“Gjici është modest kur thotë se Kukësi nuk ka qenë i fortë. Ka pasur organikë të mirë. Normal ndikon fusha, edhe ne luajmë në shtëpinë e rivalëve të kahershëm. Ka që nuk vijnë sepse nuk duan të ulen në ato stola bardheblu. Partizani ka tifozë edhe në Krujë dhe në Gjirokastër”.

“Kampionati me 10 skuadra është ndryshe, nuk duhet krahasuar me kampionet e tjera me 18 skuadra. Partizani kampion me 44 gola nuk është ndjesi e kënaqshme, pasi golat sjellin spektaklin. Diferenca e golave në një kampionat si yni, me ato jashtë, është ndryshe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online