Zyrtare: Protesta shtyn Superioren, merret vendimi

Kanë mbetur edhe dy javë kampionat në Kategorinë Superiore dhe ndeshjet e ardhshme janë me të vërtetë interesante, sigurisht për Europën dhe mbijetesën. Të gjitha takimet ishin programuar të zhvillohen të shtunën, por plani ka ndryshuar. Pritej në fakt, pasi opozita ka programuar një protestë më 25 maj dhe tashmë është zyrtare që ndeshjet e javcës së 35-të do të luhen të dielën.

Kjo javë ka disa finale. Laçi e Teuta duan Europën dhe do kërkojnë të mposhtin Tiranën e Kastriotin, skuadra që synojnë të mbeten në elitën e futbollit shqiptar. Kukësi, pas dy humbjeve të fundit rrezikon edhe vendin e dytë, ndaj duhet të marrë rezultat pozitiv me Partizanin kampion.

Luan edhe Skënderbeu, që mbyll kampionatin në shtëpi me Luftëtarin dhe pret tre pikët në tavolinë javën e fundit. Korçarët mbeten në lojë për vendin e tretë, ashtu sikurse edhe Flamurtari. Vlonjatët marrin tre pikët me Kamzën këtë javë dhe e mbyllin sezonin në transfertë me Tiranën.

Kategoria Superiore – Java 35
E diel, më 26 maj, ora 16:30

Laçi-Tirana
Partizani-Kukësi
Kastrioti-Teuta
Skënderbeu-Luftëtari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *