Zyrtare: Kristi Vangjeli lë Superioren, transferohet në Australi

0

Kristi Vangjeli e mbyll me Skënderbeun dhe do të transferohet në Australi, aty ku firmosur me skuadrën e Adelaide Olympic Football Club. Mbrojtësi korçar nis një aventurë të re në ligën e dytë të futbollit në Australi. Gjithçka është zyrtare dhe është njoftuar nga ana e klubit të ri të 33-vjeçarit.

Vangjeli largohet nga Skënderbeu pas plor pesë vitesh. Anësori i djathtë edhe vjet ishte në dyshim nëse do të qëndronte te korçarët apo jo dhe në fund pranoi propozimin e presidentit Ardjan Takaj. Ai kishte oferta edhe nga Greqia.

Mbrojtësi,  në verën e vitit 2016 kaloi në Rumani tek Astra, por qëndroi pak kohë aty dhe u kthye në ekipin e vendlindjes për të qenë një nga liderët e skuadrës bardhëkuqe. Skënderbeu do të vuaj tashmë të gjejë një pasues për Vangjelin, i cili ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës korccare në vitet e fundit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.