Në Itali e bëjnë të kryer, Juventusi zyrtarizon goditjen e parë të merkatos!

0

Juventusi duket se ka kryer blerjen e parë për merkaton e kësaj vere. Sipas asaj që bën të ditur Gianluca Di Marzio, bardhezinjtë kanë arritur të finalizojnë blerjen e Mirah Demiral, i cili është aktivizuar në pjesën e dytë të sezonit me Sasuolon.

Bardhezinjtë do të shpenzojnë 15 milionë euro për të siguruar shërbimet e mbrojtësit, me zyrtarizimin që pritet nga momenti në moment. Sasuolo vetëm gjashtë muaj më parë e bleu për 7 milionë euro nga Alaniaspor turkun.

Në garë për turkun ishte dhe Atletiko Madrid, që ishte e gatshme të paguante dhe më shumë, por drejtuesit e Sasuolos e kishin gjetur marrëveshjen me “Zonjën e vjetër”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.