Zyrtare: Katër sezone te Luftëtari, mesfushori largohet nga bluzinjtë

0

Tashmë është zyrtare, Albano Aleksi nuk është më futbollist i Luftëtarit. Edhe pse flitej për një largim të mesfushorit nga skuadra gjirokastrite, vetëm sot është bërë gjithçka zyrtare. Skuadra bluzi ka njoftuar me anë të një postimi në Instagram se mesfushori 26-vjeçar dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin.

Njoftimi i klubit të Luftëtarit:

Zyrtare!

Futboll Klub Luftëtari njofton mbylljen e bashkëpunimit me Albano Aleksi. Mesfushori 26 vjeçar dhe drejtuesit e Klubit kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre, duke i dhënë mundësi futbollistit të jetë lojtar i lirë.

Lojtari, i cili u bashkua me skuadrën tonë në verën e vitit 2015, duke kaluar 4 vite me ekipin tonë, regjistroi 93 aktivizime në Kategorinë Superiore dhe Kupën e Shqipërisë. Gjithashtu Aleksi u aktivizua edhe në 2 ndeshjet kundër Ventspils në Uefa Europa League. Sezonin 2018-2019 ai realizoi 2 gola me skuadrën. Klubi falenderon lojtarin për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe i uron njëkohësisht suksese në karrierë!

 

View this post on Instagram

 

Zyrtare! Futboll Klub Luftëtari njofton mbylljen e bashkëpunimit me Albano Aleksi. Mesfushori 26 vjeçar dhe drejtuesit e Klubit kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre, duke i dhënë mundësi futbollistit të jetë lojtar i lirë. Lojtari, i cili u bashkua me skuadrën tonë në verën e vitit 2015, duke kaluar 4 vite me ekipin tonë, regjistroi 93 aktivizime në Kategorinë Superiore dhe Kupën e Shqipërisë. Gjithashtu Aleksi u aktivizua edhe në 2 ndeshjet kundër Ventspils në Uefa Europa League. Sezonin 2018-2019 ai realizoi 2 gola me skuadrën. Klubi falenderon lojtarin për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe i uron njëkohësisht suksese në karrierë!

A post shared by KS Luftëtari Gjirokastër (@fc_luftetari) on

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.