Çinari: Dihet konkurrenca te Partizani, golat fryt i punës së palodhshme

Eraldo Çinari u transferua në merkaton e verës së shkuar te “Demat e Kuq”, nga skuadra e Vllaznisë. Shkodrani ishte një titullar i padiskutueshëm te Vllaznia, por te Partizani ka qenë një histori tjetër.

Këtë sezon, sulmuesi ka luajtur vetë 657 minuta lojë, por sërish ia ka dalë të jetë vendimtar, duke shënuar 6 gola. Ajo doopietë në derbi për t’i dhënë titullin Partizanit është padiskutim një nga momentet më të bukura për Çinarin te Partizani, i cili për vitin e tij të parë me “Demat”, tha për RTSH Sport:

“Te Partizani, e kam ditur që në fillim që do të ketë shumë konkurrencë. Gjithsesi, jam munduar të jap maksimumin dhe të tregoj se dua minuta. Në fund, vendos trajneri. Jam munduar të bëj maksimumin në çdo moment që më është dhënë mundësia. Falë punës së palodhshme dhe ndihmës së Zotit, kam arritur të shënoj ato gola”, u shpreh Çinari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online