VIDEO | Vrushaj ndëshkon Gurin, Kaçe dhe Mihaj titullar te PAOK

0

Futbollistët shqiptarë po aktivizohen me klubet e tyre në kuadër të fazave përgatitore. Sulmuesi shqiptar Sindrit Guri është aktivizuar nga minuta e parë me Ostenden në miqësorën ndaj Vilem II. Skuadra e Gurit është mundur nga ekipi holandez me rezultatin 2 – 1, ku një prej golave u shënua nga sulmuesi shqiptar Marios Vrushaj.

Kampionët e Greqisë, PAOK, zhvilluan një takim miqësor ndaj danezëve të Nordsjaelland. Dy futbollistët shqiptarë Enea Mihaj dhe Ergys Kaçe e nisën nga minuta e parë këtë takim ku skuadra greke fitoi me rezultatin 3 – 0.

Ylber Ramadani i ka dhënë fund takimeve dhe është rikthyer në Danimarkë te Vejle. Mesfushori shqiptar është aktivizuar në miqësoren e sotme kundër Esbjerg, ku skuadra e tij fitoi 1 – 0.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.