VIDEO | Shfryn trajneri i Ajaksit: Na u anulua një gol i rregullt

Trajneri i Ajaksit, Erik Ten Hag, ishte i dyzuar nga paraqitja e skuadrës së tij kundër Real Madridit. Zhgënjimi i humbjes dallohej qartë në fytyrën e trajnerit, por ai nuk harroi të komplimente skuadrën e tij që përballë kampionëve në fuqi të Champions-it dominoi përgjatë shumicës së takimit.

Tekniku holandez nuk harroi të përmendte as golin e anuluar me “VAR” të Nikolas Taljafikos, që për mendimin e tij ishte krejtësisht i rregullit.

“Nga njëra anë jam shumë i zhgënjyer për rezultatin, por në të njëjtën kohë jam krenar për lojën e skuadrës që fatkeqësisht nuk e shpërblye me atë që meritonte në fund. Ishim dominues, krijuam raste, por nuk shënuam as sa duhej”.

“Nuk e kam të lehtë të flas për arbitrimin. Mendoj se goli i parë që na u anulua është i rregullt dhe kjo është për të ardhur keq, pasi në ato momente loja ishte e hapur. Nuk e di pse arbitri mori atë vendim. Kam parë videon, por nuk arrij ta kuptoj se ku ndërhyrja të parregullt ndaj portierit”.

“Te goli i dytë i Madridit fajin e patëm vetë. Gabimet sado të vogla qofshin ato, të kushtojnë shumë përballë kundërshtarëve të këtij niveli”, përfundoi trajneri i Ajaksit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *