VIDEO | Sevija s’njeh ndeshje miqësore, “sakatohen” lojtarët e Liverpulit

0

Ndeshja e zhvilluar ditën e djeshme midis Liverpulit dhe Sevijës nuk ka ngjasuar aspak me një miqësore. Ekipi spanjoll humbi toruan dhe në vend të një takimi ku duhej të mbizotëronte  “Fair Play”, skuadrat filluan të zhvillonin një lojë shumë të rëndë, ku më agresiv u treguan andaluzianët.

Në fund Sevija fitoi ndeshjen me rezultatin 2 – 1 falë një  goli në minutat e fundit te talenti Pozo, por te Liverpuli rezultati ishte gjëja e fundit që u shkonte në mend.

Episodi më polemik i ndeshjes ishte kartoni i kuq i mbrojtësit të Sevijës Joris Gnangnon. Qendërmbrojtësi francez dëmtoi në mënyrë makabre mbrojtësin 18-vjeçar të Liverpul, Jaser Larusi. Ndërhyrja ishte aq e fortë sa që arbitri i ndeshjes nuk e diskutoi as për një minutë nxjerrjen e kartonit të kuq.

Larusi u detyrua të largohej nga fusha me ndihmën e barelës. Gjithsesi, në daljen për shtyp pak minuta pas përfundim të takimit, trajneri Jyrgen Klop qetësoi tifozët duke konfirmuar se dëmtimi i 18-vjeçarit nuk ishte i rëndë.

Liverpul 1 – 2 Sevija
Shënues: Nolito 37′, Pozo 90′ / Origi 43′

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.