Starova: Luajtëm pa presion, ja planet e merkatos te Laçi

Trajneri i Laçit Sulejman Starova ka qenë i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH”, ku ka folur në lidhje me përvojën e skuadrës së tij në kualifikueset e “Europa League”, ku patën kundër izraelitët e Hapoel Ber Shevës.

LAÇI – “Na ra skuadra më e fortë e mundshme. Këto ndeshje duan dhe pak fat, duhet të bënim një ndeshje perfekte. Mendoj se një ndër arsyet që Laçi luajti mirë dhe ishte afër kualifikimit ishte fakti që presioni ishte 0. Nuk pritej shumë nga ne. Një faktor tjetër është fakti që 4 afrimet e merkatos së verës u përshtatën shumë mirë Presidenti i kërkoi lojtarëve thjesht të jepnin maksimumin. Në transfertë iu afruam më afër portës se sa në Laç. Patëm disa momente që mund t’i kishim shfrytëzuar më mirë. Kundërshtari bëri disa lëvizje për të përballuar lojën tonë.”.

“Te Laçi vazhdon puna. Drejtuesit po punojnë për të pasuruar skuadrën. Nuk do ndërhyjmë në çdo repart, pasi disa prej tyre janë konsoliduar, kjo për shkak të punës së mirë të bërë në përgatitjet e Europës. Pretendimet e ekipit mbeten për vendet e Europës. Është më mirë kur merkaton e fokuson te një numër i vogël lojtarësh. Skuadra nuk është se nuk ka pësuar ndryshime. Formacionit i janë shtuar 4 lojtarë të rinj. Morëm mesfushorët Shehu dhe Teko, mbrojtësin Ignjatoviç dhe sulmuesin Nuabueze”.

PARTIZANI – “Karabaku e kishte detyrim kualifikimin, kjo për shkak të financave dhe lojtarëve që ka. Partizani po ndërton një skuadër për një nivel më të lartë, prandaj kanë ardhur dhe lojtarë si Solomon. Kanë fituar disa para dhe tani po i investojnë në skuadër”.

“Hendeku financiar është shumë i lartë, por Partizani luajti i mirë dhe mund të ishte kualifikuar nëse Solomon do të shënonte atë rastin e mirë që pati. Luajtën me dinjitet. Ata po mendojnë për të ardhmen. Duan të ndërtojnë një skuadër që ka një bosht 2-3 vjeçar.

KUKËSI – “Në ndryshim nga ne, te Kukësi është kalimi i turit të parë ka qenë një detyrim nga presidenti i klubit. Kjo i ka vendosur lojtarët në presion.  Kur pëson një humbje 3 – 0 në ndeshjen e parë, nuk ke shumë shpresa në të dytën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online