VIDEO: Salah i përkryer, marshimi i Liverpulit nuk ndalet!

Është luajtur sot në mbrëmje sfida hapëse e javës së 18-të në Premier Ligën angleze, mes Ulvërhemptonit e Liverpulit.

The Reds triumfuan 2-0, me golat e shënuar nga Mohamed Salah në minutën e 18-të dhe Van Dijk në të 68-tën.

Ylli egjiptian vendosi fatet e një pjese të parë zbavitëse, por pa shumë raste për shënim dhe Ulvs ndoshta nuk meritonte të ishte në disavantazh. 11 gola deri tani për Salah në Premier League, një mesazh për gjithë ata që mendonin se sezoni i shkuar ishte rastësi.

Në pjesën e dytë Liverpuli e komandoi më mirë lojën dhe priti me qetësi rastin për të mbyllur hesapet.

Në minutën e 68-të Salah pasoi bukur në zonë dhe Van Dijk dhe me të majtën nuk fali.

I mrekullueshëm Salah, i cili prej fillimit të sezonit të shkuar ka shënuar dhe dhënë asist në 8 ndeshje të ndryshme për Liverpulin, si asnjë futbollist në Premier Ligë.

Për momentin skuadra e Klop shkuar +4 nga Mançester Siti, që këtë fundjavë pret Kristal Palas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *