Berisha në formë, tani rinisin edhe zërat e merkatos

Etrit Berisha mund të largohej nga Atalanta gjatë verës, por klubi italian nuk hoqi dorë nga shërbimet e tij për faktin e thjeshtë se nuk i erdhi oferta e duhur. Edhe Lila në Francë ngulmoi për shërbimet e portierit të kombëtares sonë.

Gjithsesi, pa 5 milionë euro Berisha nuk mund të largohej. Ai mbeti në Bergamo dhe kohët e fundit ka rifituar vendin e titullarit. Jo vetëm kaq, por po paraqitet mjaft mirë dhe javën e shkuar ka qenë portieri më i spikatur. Në ndeshjen me Lacion ai ndihmoi Atalantën të fitonte me rezultatin minimal 1-0.

Ndërkohë, tanimë emri i tij po lakohet edhe si dëshirë e Xhenoas, klub i cili në të shkuarën ka pasur në ekip një tjetër shqiptar: Samir Ujkanin. Gjithçka është në kuadrin e fjalëve dhe transferimi i Berishës nuk do të jetë i lehtë edhe nëse interesimi do të jetë konkret, pasi Atalanta nuk e lëshon pa një ofertë bindëse.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online