VIDEO: Higuain përplaset me David Luiz, reagim epik i Sarrit

0

Çelsi dhe Arsenali do të diskutojnë finalen e Europa League dhe nesër, të dy ekipet londineze do të kenë mundësinë të fitojnë një trofe të rëndësishëm këtë sezon. Skuadra e Arsenalit vjen në këtë takim pa Mikitarian, i cili ka qëndruar në Londër për arsye sigurie.

Ndërsa Çelsi, ka shumë probleme me dëmtimet. Loftus-Çik dhe Rudiger nuk do të jenë të gatshëm, ndërsa Kante është në dyshim të madh. Përveç dëmtimeve, duket se te Blutë e Londrës ka edhe probleme brenda skuadrës.

Gonzalo Higuain, i ardhur në muajin janar, nuk është se ka krijuar shumë “miq” në kampin blu dhe disa herë është parë të nervozohet në stërvitje. Në një video të filmuar në stërvitjen e ditës së sotme, sulmuesi argjentinas është bërë protagonist, pasi është filmuar duke replikuar me David Luiz. Reagimi i Sarrit? Goditje me shkelm të shisheve dhe hedhje kapeleje në tokë, si dhe largim i menjëhershëm drejt dhomave të zhveshjes.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.