Analiza e Alimehmetit: Ju tregoj dy problemet e kësaj Tirane

Ish-futbollisti i Tiranës, Krenar Alimehmeti, ka komentuar situatën e ekipit kryeqytetas në emisionin “Kampionët” në “Vision Plus“. Gjendja e renduar psikologjike dhe fakti që grupi nuk ka kompaktësinë e duhur janë dy ndër problemet që Alimehmeti veçon te Tirana e këtij sezoni.

“Të them të drejtën në fillim të sezonit, Tirana hyri si një ndër ekipet pretendente për pjesëmarrjen e Europës. Mendoj se fitorja me Laçin ishte një zgjim me shumë vonesë i Tiranës. Megjithatë, kjo tregon që Tirana ka mundësi dhe forcat brendapërbrenda. Ky vit iku. Kanë dhe një finale kupe, që shpresoj ta fitojnë”.

“Tirana ka pasur shumë luhatje. Nuk e di si i kanë pasur brenda, nuk besoj se kanë qenë të këqija, por grupi nuk ishte kompakt, kanë çeduar në shumë raste. Tirana ka shumë nevojë për ndërhyrje”.

“Për të kuptuar sa të renduar ishin nga gjenda psikologjike lojtarët e Tiranës mjafton të shikosh momentin kur shkuan te tifozët. Ishte një gëzim i jashtëzakonshëm vetëm se shpëtuan nga kategoria, llogarit se çfarë stresi kishin përbrenda ky klub e këto lojtarë, që ndoshta s’do të ishin gëzuar kaq shumë nëse do ishin kualifikuar kaq shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online