Ardjan Takaj me mision, vizitë misterioze në Maqedoninë e Veriut

Ardjan Takaj prej vitesh është përfshirë në futbollin shqiptar dhe sukseset me Skënderbeun kanë qenë të shumta. Gjithsesi situata aktuale nuk është e mirë për shkak të dënimit 10-vjeçar që UEFA i ka dhënë. Korçarët aktualisht presin vendimin e KAS, ndërkohë që numri nj i klubit në fundjavë është parë në qytetin e Strugës.

Takaj ka ndjekur ndeshjen mes Strugës, që do të garojë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut sezonin e ardhshëm, dhe Laburishtës. Kreu i klubit të Skënderbeut është parë krah pronarit të Trim&Lum Struga, Mehdi Qyra.

Nuk dihet arsyeja e kësaj vizite. Ndoshta ka qenë i ftuar special, duke ditur edhe afërsinë mes Korçës dhe Strugës, ose ndoshta po lind një bashkëpunim i ri për të ardhmen. Në të shkuarën korçarët kanë pasur raporte të mira me Rabotniçkin, teksa atje kanë huazuar lojtarë. Gjithsesi vetë Takaj mund të sqarojë më së miri pse ishte në Strugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online