Transferimi te Reali i Madridit? Kante tregohet i drejtpërdrejtë

Ngolo Kante është përfolu shumë ditët e fundit, teksa është lidhur me një kalim te PSG ose te Reali i Madridit. Pikërisht për këta të fundit, spekulimet kanë qenë të mëdha, sa dhe është thënë se Zinedin Zidan e ka kërkuar bashkombasin e tij ta ketë në Madrid.

Lidhur me këto lajme, ka folur vetë Kante, i cili i pyetur nga gazetarët ka sqaruar gjithçka. Mesfushori 28-vjeçar është treguar i drejtpërdrejtë, teksa ka thënë se nuk është aspak e rëndësishme se çfarë thuhet dhe se ai është një lojtar i Çelsit.

“Për momentin jam te Çelsi dhe cffarë thuhet në krahun tjetër nuk ka shumë rëndësi. Edhe në rast se më telefonon apo më thërret Zidan nuk ka rëndësi. Jam një lojtar i Çelsit dhe jam i fokusuar”, përfundoi Kante.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *