“Shkurtabiqët” e Europës, ja 5 lojtarët më të shkurtër të kampionateve elitare

Futbolli është një ndër ato sporte, ku shtati i shkurtër nuk përbën një disavantazh thelbësor. Historia e futbollit njeh shumë lojtarë të mëdhenj shtatshkurtër si Lionel Mesi (1.70), Diego Maradona (1.66) dhe Pele (1.73).

Me kalimin e viteve duhet pranuar që gjatësia mesatare e futbollistëve është rritur, por ka ende nga ata talente që sfidojnë këtë disavantazh dhe luajnë në nivele elitare. Më poshtë janë të renditur lojtarët më të shkurtër në pesë kampionet më elitare të Europës.

Serie A –   Lorenzo Insinje – 163 cm

Lojtari më i shkurtër në kampionatin italian është njëkohësisht një ndër më të dalluarit. Napolitani Lorenco Insinje është vetëm 163 centimetra i gjatë, po aq sa Sebastian Xhovinko një emër që i mungon prej katër vitesh futbollit italian. I dyti në listë është një tjetër lojtar cilësor si kapiteni i Atalantës Alehandro “Papu” Gomez me një gjatësi prej 165 centimetrash.

Premier League – Rajan Frejzër – 163 cm

Rajan Frejzër është lojtari më i shkurtër i kampionatit anglez me një gjatësi prej 163 centimetrash. Skocezi luan si mesfushor krahu për skuadrën e Bornmuthit, ku në tri sezonet e fundit ka qenë një ndër lojtarët me më shumë minuta. Para pak muajsh ishte pikërisht Frejzër ai që zhbllokoi takimin në “Loro Boriçi”, ku Shqipëria u mund me rezultatin 4 – 0 nga Skocia.

 

Ligue 1 – Frederik Samaritano 162 cm

Mesfushori i Dizhonit Frederik Samaritano është një lojtari më i shkurtër në Francë dhe në pesë ligat më elitare të Europës. Futbollisti 33-vjeçar është vetëm nja një gjatësi prej 162 centimetrash, por shtati i shkurtër nuk e ka penguar të luajë me minuta të plota në klube të Ligue 1 dhe Ligue 2 për më shumë se një dekadë.

La Liga – Pablo Piati – 163 cm

Pablo Piati është lojtari më i shkurtër i kampionatit spanjoll. Sulmuesi i krahut ka një gjatësi prej 163 centimetrash. Piati luan prej më shumë se një dekadë në Spanjë, ku ka qenë pjesë e skuadrave si Almeria, Valencia dhe së fundmi Espanjol. Argjentinasi ka qenë në të shkuarën i grumbulluar me kombëtaren amerikano-jugore.

Bundesliga –  Santiago Askasibar – 168 cm

Gjatësia është shumë e rëndësishme në futbollin gjerman. Bundesliga ka mbi 400 lojtarë, por vetëm tre prej tyre janë nën 170 centimetra. Më i shkurtri i kampionatit gjerman është mesfushori i Shtutgartit, Santiago Askasibar, i cili është 168 centimetra i gjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online