Totenhemi çmend Arsenalin, talenti francez ndërron destinacion

0

Qendërmbrojtësit francez Uilliam Saliba i ka mjaftuar vetëm një gjysmë sezoni si profesionist për të tërhequr vëmendjen e klubeve më elitare të Europës. Lojtari i Sent-Etien është vetëm 18 vjeç dhe mbylli sezonin e kaluar duke marrë vlerësime për paraqitjet në qendër të mbrojtjes.

Klubi më i interesuar për 18-vjeçarin ishte Arsenali. Përfaqësuesit e “topçinve” negociuan për javë të tëra me skuadrën franceze, por këto biseda kanë rezultuar të kota, pasi së fundmi një ofertë e Totenhemit ndryshoi gjithçka.

Skuadra londineze ka ofruar 30 milionë euro në një këst të vetëm. Sipas medies franceze “RMC”, kjo ofertë është pranuar menjëherë nga Sent-Etien dhe ditën e nesërme do të nënshkruhet kontrata e transferimit.

Saliba u aktivizua në 16 ndeshje të kampionatit francez, ku më së shumti luajti në qendër të mbrojtjes. Sezoni që lamë pas ka qenë fantastik për futbollistin shtatlartë, i cili nga një i panjohur u kthye në një lojtar stabël të skuadrës së Sent-Etien dhe të grupmoshave të Francës, ku nuk ishte ftuar asnjëherë më parë të shkuarën.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.