Goditje fatale, klubi i njohur italian në Serie D

Këshilli Federal i FIGC (federata italiane e futbollit) ka marrë një vendim në lidhje me Palermon. Klubi sicilian është përjashtuar nga Serie B  për shkak të parregullsive në deklarimet e bilanceve vjetore dhe do ta nisë sezonin e ardhshëm në Serie D .

Vendi i lënë bosh do të zihet nga klubi i Venecias, ish-ekipi i Xhakomo Vrionit. Sulmuesi i kombëtares luajti sezonin e fundit me Venecian kurse tani është rikthyer te Sampdoria.

Vendimi është marrë sot nga Këshilli Federal, ndërsa Palermos i mbetet të apelojë në Gjykatën Administrative Krahinore të Lacios dhe atë të Kasacionit.

Një goditje fatale për klubin e njohur italian, që nga tentativa për t’u rikthyer në Serie A e sheh veten në divizionin e katërt të futbollit italian. Shpresa e fundit është CAS-i i Lozanës dhe Gjykata Federale Zvicerane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online