Statistika e frikshme e Mesit, i vetëm prodhon sa… Real Madrid

Lionel Mesi po kalon një sezon fantastik në La Liga, teksa kryeson renditjen e golashënuesve me 16 gola të shënuar. Por, “pleshti” nuk ngelet pas as përsa i takon asistimeve. Argjentinasi numëron 10 të tilla deri më tani, katër më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Sarabia i Sevijës.

Zhvendosemi te rivali i përjetshëm i katalanasve, që këtë vit nuk e ka nisur aspak mbarë. Edhe pse ka kaluar më shumë se gjysma e kampionatit, “Los Blancos” ndodhen në vendin e pestë të renditjes, 10 pikë larg Barcelonës së vendit të parë.

Largimi i Kristiano Ronaldos dhe mungesa e investimit për të zëvendësuar një lojtar të një kalibri të portugezit, ka bërë që gjatë këtij sezoni Reali të shënojë vetëm 26 gola, po aq sa Mesi ka kontribuar te Barcelona gjatë këtij sezoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *