Shpërdorimi i pabesueshëm, sulmuesi spanjoll “mëshiron” Barcelonën

Sulmuesi i Getafes Haime Mata, mund t’i kishte siguruar skuadrës së tij të paktën një pikë shumë të vlefshme në takimin ndaj Barcelonës, që u mbyll me shifrat 2 – 1 për “gjigantin” katalanas.

Futbollisti 30-vjeçar, shpërdoroi një mundësi të artë në minutën e 67-të që në rast se s’do të kryente një “çmenduri”, do të çonte rezultatin në 2 – 2. Mata u gjend i vetëm përballë portierit Ter Shtegen, dhe pasi e dribloi gjermanin, bëri më të vështirë duke dërguar jashtë topin pas një goditje me të djathtën, që është dhe këmba e tij e preferuar.

Rasti ishte aq flagrant, saqë komentatori i ndeshjes thotë: Është 2 – 2, oh si ka mundësi që e humbi! Të paktën, sulmuesi spanjoll mund të gjejë ngushëllim te fakti që shënoi golin e vetëm të tijtë, pak minuta para fundit të pjesës së parë. Jo keq, për një lojtar që në dhjetë vitet e mëparshme ka luajtur në skuadra të divizionit të dytë dhe tretë në Spanjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online