“Shpërthimi” i Dermakut, drejtori i Kozencës sqaron të ardhmen e mbrojtësit

0

Mbrojtësi shqiptar Kastriot Dermaku ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të skuadrës së Kozencës gjatë këtij sezoni të Serie B. Drejtuesit e skuadrës të porsangjitur në divizionin e dytë të futbollit italian janë “hedhur në sulm” për të rinovuar kontratën e futbollistit shtatlartë.

Gjatë një dalje për shtyp të pak ditëve më parë, drejtori sportiv i Kozencës, Stefano Kozenca ka shpjeguar se palët janë në negociata për të rinovuar kontratën, që mbaron në fund të këtij sezoni. “Jam ulur me të dhe i kam treguar qëndrimin tonë. Ai ka ambicie që të luajë në Serie A dhe po shikon opsionet që i ofrohen. Po të ishte vetëm për ne, do të rinovim kontratën që ditën e sotme, por kontratën janë një çështje dypalëshe”, tha drejtori sportiv.

Suksesi i Dermakut në Serie B është për t’u admiruar, pasi 27-vjeçarit i është dashur të vuajë shumë për të arritur deri këtu. Futbollisti shqiptar e ka filluar gjithçka nga 0, pasi ka luajtur për shumë vite në Serie D dhe debutimi në Serie B erdhi vetëm pak muaj më parë.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg