Interes konkret nga Interi, fillon kontakti me agjentin e Hysajt

JTek Interi po lakohet gjithnjë e më shumë emri i Elseid Hysajt. Lojtari i kombëtares shqiptare, nuk po kalon një moment të mirë te Napoli dhe zikaltrit janë gati të hidhen së sulm, pasi po përjetojnë një moment krize në repartin e krahut e djathtë të mbrojtjes.

Mbyllja e parakohshme e sezonit e kroatit Shime Vërsajlko detyroi zikaltrit të merrnin në huazim portugezin Sedrik. Mbrojtësi luzitan i është bashkuar italianëve me një opsion blerjeje për 12 milionë euro, por drejtuesit zikaltër nuk janë ende të bindur nga ai.

Këtu futet në lojë Hysaj. Një opsion shumë më i shtrenjtë, por një lojtari më i ri në moshë që nuk i mungon eksperienca në elitën e futbollit italian. Sipas sajtit të njohur “interneës.it”, drejtuesit e Interit kanë pasur ditën e sotme kontaktin e parë me agjentin e 25-vjeçarit, Mario Xhufredi. Klauzola e shkodranit është diku te 50 milionë euro, një shumë kjo e papërballueshme për financat e Interit, por përfaqësuesit e skuadrës nga Milano besojnë se presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis do të bëj ulje të konsiderueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online