Selmani i jep fund te Laçi, firmos në Turqi

0

Kategoria Superiore ka humbur një ndër portierët më të mirë të viteve të fundit. Gentian Selmani është prezantuar ditën e sotme te klubi turk i Menemensporit, që militon në Ligën e parë, divizioni i dytë ky për nga rëndësia në Turqi.

Transferimi i “gardianit” 21-vjeçar është realizuar me kosto 0  pasi kontrata e Selmanit me kurbinasit përfundoi pas aktivizimit në kualifikueset e Europa League. 21-vjeçari ka firmosur një kontratë me kohëzgjatje për dy sezone me skuadrën nga provinca e Izmirit.

Edhe pse në një moshë shumë të re, Selmani largohet nga Kategoria Superiore me 108 ndeshje në Kategorinë Superiore dhe 19 ndeshje në Kupën e Shqipërisë, të gjitha këto me skuadrën kurbinase, ku luajti për katër sezone.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.