“Pjesë e parë për t’u harruar”, flasin Hasani dhe Rama

Sapo u mbyllën 45 minutat e para të sfidës finale mes Kukësit dhe Tiranës, e cila po luhet në “Elbasan Arena”. Të dy skuadrat kanë mundësinë ta mbyllin sezonin me një trofe, por në fraksionin e parë të lojës, Kukësi është në avantazh, falë golit të Shkurtajt.

Për këtë pjesë të parë, mesfushori i Tiranës, Edon Hasani, tha shkurtimisht për Supersport: “Pjesë e parë shumë e dobët, për t’u harruar. Duhet të reagojmë patjetër, të paktën për të shënuar një gol barazimi. Pjesë e parë për t’u harruar”.

Ndërsa sulmuesi i Kukësit, Valdet Rama, u shpreh: “Duhet t’i shfrytëzojmë rastet e krijuara, pasi është një ndeshje finale dhe gabimet nuk falen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *