Ngo: Me Memën jemi si burrë e grua. Rinovimi? Nuk di asgjë!

Sulmuesi i Tiranës, Majkëll Ngo ishte njeriu që i dha fitoren Tiranës në sfidën hapëse të javës së 23-të përballë Skënderbeut. Britaniku është si gjithmonë personazh, si në fushën e lojës, ashtu dhe jashtë saj, me deklaratat e tij që janë gjithmonë gazmore. Çështja e rinovimit, marrëdhënia me Memën dhe fitorja, Ngo i jep nuanca humori çdo përgjigje të tij. Pas ndeshjes, sulmuesi foli për “Supersport”, ku tha:

LIDER I TIRANËS – “Po, ndihem shumë mirë dhe jam i lumtur që fituam ndeshjen. Kishim shanse edhe më përpara dhe duhet të shënonim më herët. Shënuam një gol në rrëmujë dhe të gjitha gjërat që bëmë në stërvitje ranë poshtë. Gjithsesi, jam i lumtur për ndeshjen që bëmë dhe për rezultatin që morëm. Tri pikë shumë të rëndësishme”.

NDESHJA – “Nuk jam i kënaqur me ndeshjen. Në 25 minutat e para, luajtëm shumë mirë, pasi bëmë presing lart dhe gjetëm golin. Më pas, u kthyem pas dhe krijuam hapësira. Ishte e vështirë për ne, pasi kundërshtari ka shumë kualitet. Kur ne luajmë në sulm, jemi një rrezik konstant, por luajmë dhe mësojmë. Ne mësuam shumë gjëra sot dhe tani shikojmë nga ndeshja e radhës, një ndeshje shumë, shumë e vështirë për ne”.

RINOVIMI – “Nuk kam dëgjuar asgjë për rinovimin? Ku e paska dëgjuar gazetari? Duhet të jetë president i Tiranës (qesh). Nuk e di, por jam i lumtur nëse ka diçka të tillë. Nëse lajmi është i vërtetë, jam shumë i lumtur që më besohet.

MARRËDHËNIA ME MEMËN – “I propozova dhe më tha po (qesh). Jemi si burrë e grua. Njëherë diskutojmë dhe zihemi, njëherë jemi perfekt. Çdo marrëdhënie ka probleme, por ne për momentin jemi shumë mirë”,- përfundoi Ngo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *