Nga rinovimi i Ikardit te Godin, Marota: Kampionët duan të vijnë tek Interi!

Interi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen kundër Sasuolos dhe të dy pikët u ndanë me nga një pikë. Tema e rinovimit të Mauro Ikardit po mban pezull tifozët zikaltër, por Xhusepe Marota ka një premtim për ta.

Administratori i deleguar i klubit ka folur për “Dazn”, duke dhënë një lajm të mirë për tifozët. Kapiteni do të rinovojë dhe drejtuesi i Interit është i sigurtë për këtë gjë. Marota ndalet dhe te Diego Godin, mbrojtësi i Atletikos, i cili ka arritur akordin me Interin dhe pritet të zbarkojë në Milano në fund të sezonit.

Xhusepe Marota

Nuk ka asnjë dyshim që Ikardi do të vazhdojë të qëndrojë këtu me ne. Ne jemi të lumtur me të dhe ai është me ne. Ka mbetur vetëm firmosja e kontratës së re. Godin? Më duhet të theksoj se Interi është një klub që tërheq lojtarë, shumë kërkojnë të vijnë te ne dhe shumë agjentë trokasin në dyert tona. Kjo gjë na bën të ndihemi mirë. Flasim për profile kampionësh, ne nuk duhet t’i humbasim këto shanse dhe Godin është njëri prej tyre. Jemi të disponueshëm për të identifikuar këto profile dhe e theksoj se Godin do të jetë një lojtar i lirë në qershor…”, përfundon Xhusepe Marota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *