Transferimi dhe debutimi me gol, Cikalleshi ka vetëm një pishman

Sokol Cikalleshi debutoi me gol në rikthimin e tij me skuadrën e Akhisarsporit. Sulmuesi firmosi një kontratë për dy vite e gjysme me klubin e Superligës turke, ku shpreson të lërë pas eksperiencën e keqe që kaloi gjatë huazimit 3-mujor  te Gëztepe, që u shoqërua me aktivizime të pakta. Në një intervistë për “Supersport”, futbollisti kavajas foli mbi golin ndaj Beshiktashit dhe synimet për të ardhmen.

“Dhashë maksimumin  tim sa u futa në fushën e lojës. Jam shumë i lumtur që shënova, por më vjen shumë keq që ekipi humbi. Në të shkuarën pata një eksperiencë shumë të mirë në gjashtë muaj që kam luajtur për  Akhisarsporin. Kjo ishte dhe arsyeja përse presidenti i klubit vendosi të sakrifikonte për të më sjellë mua këtu”.

“Dua që t’ua shpërblej drejtuesve besimin e dhënë duke shënuar sa më shumë. Një ndër arsyet që vendosa të vija këtu ishte për të pasur më shumë minuta. Shpresoj që me paraqitjet me Akhisarsporin të më ndihmojnë edhe për kombëtaren”, tha Cikalleshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online