Video: Strasburgu e turpëroi, Henri ofendoi kundërshtarin: “Bir k…”

0

Monako e ka nisur shumë keq edhe vitin e ri dhe situata është dramatike, pas humbjes 5-1 në shtëpi ndaj Strasburgut.

Një ndeshje e dominuar nga miqtë, ndërsa Monako mbeti me 10 lojtarë që në fillim dhe nuk ngriti më kokë.

Në minutën e 43-të, me rezultatin 1-2, trajneri i Monakos Tieri Henri e humbi toruan, kur mbrojtësi kundërshtar Keni Lala po vononte lojën.

“Jemi në minutën e 43-të, mor nip k…e!”, tha Henri i nervozuar, duke kërkuar përshpejtimin e lojës.

Janë shprehje që përdoren shpesh në ndeshjet e futbollit në Francë dhe nuk është se përbëjnë ndonjë skandal, por pas ndeshjes Henri kërkoi falje, duke pranuar se e teproi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.