Nga Gjermania në Brazil, konfirmohet largimi i parë te Bajerni

0

Mbrojtësi brazilian i Bajernit, Rafinja, do të rikthehet në Brazil pas më shumë se 14 vite “shtegtim” në Europë. Media braziliane “Esporte” ka konfirmuar se 33-vjeçari ka firmosur një para-kontratë në me klubin e Flamengos.

Rafinja do t’i bashkohet klubit nga Rio De Zhaneiro më datë 1 qershor, periudhë në të cilën në Brazil hapet merkato 1 mujore e qershorit. Kontrata e re mbrojtësit është e vlefshme për dy sezone.

Pjesa dërrmuese e qëndrimit të Rafinjës në Europës, ka qenë në Gjermani, shtet ku dhe ka marrë nënshtetësinë pasi ka plotësuar kushtet e natyralizimit në 13 vite qëndrim, ku ka luajtur për pesë sezone me Shalken dhe tetë me Bajernin e Mynihut. Ndërkohë ka pasur dhe një përvojë të shkurtër 1 vjeçare në Serie A me skuadrën e Xhenoas në sezonin 2010/2011.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.