Nejmar: Boll me paragjykim, nuk është e lehtë të luash në Francë

0

Kampionati francez shikohet si një ligë e dorës së dytë nga shumë vetë. Përjashto PSG-në dhe katër ekipe të tjera si Lion, Monako, Bordo e Marsee, pjesa tjetër e kampionatit është shumë e panjohur nga pjesa dërrmuese e futbolldashësve.

Lëvizja e yllit brazilian Nejmar në Francë në verën e 2017-ës ishte një ngjarje e madhe për të gjithë Francën. Sulmuesi i PSG-së po regjistron statistikat më të mira të karrierës së tij në dy sezonet e fundit, por shumë kritikë thonë se kjo vjen pasi niveli i kampionatit francez është shumë më i ulët se sa në Spanjë ku Nejmar luajti për katër sezone.

27-vjeçari i është kundërpërgjigjur këtyre kritikave në një intervistë për një medie braziliane, ku vlerësoi aspektin fizik të kampionatit francez.

“Njerëzit kujtojnë se është e thjeshtë të luash në Francë. Këtu të gjithë kundërshtarët kanë lojtarë që kanë një forcë shumë të madhe fizike, që nuk e kam ndeshur në Spanjë. Kur ke dy rreshta me nga katër lojtarë, ku të gjithë janë nga dy metra secili, nuk ka si ta kem të thjeshtë për të pasur hapësira”, përfundoi Nejmar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.