“Ndizet Milani”, ylli i Realit zbarkon për vizitat mjekësore

Më në fund merkatoja e Milanit po “ndez motorët”. Siç raportojnë mediet italiane, Teo Hernandez është në Itali dhe pritet të zyartarizohet si lojtari më i ri kuqezi. Marrëveshja me UEFA-n mbi ndershmërinë financiare ka dhënë frytet e veta.
Mbrojtësi i Realit ka arritur në qendrën mjekësore të gjigantëve italianë për të kryer disa vizita paraprake mjekësore. Siç mësojnë mediet përtej Adriatikut, pjesa tjetër e testeve do të kryhet në mënyrë zyrtare ditën e nesërme. Francezi do i kushtojë klubit italian 20 milionë euro.

“San Siro” pritet të jetë vendi ku Lukas do të gjejë veten, pas një peridhe të vështirë mosaktivizimi në Madrid. Sezonin e fundit 21-vjeçari e kaloi tek Real Sociedad, ku regjistroi 22 ndeshje. Gjatë periudhës si bardheblu ai shënoi një gol dhe dha dy asiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *