Vjen zyrtarizimi i radhës, Borusia i “vjedh” talentin Barçës

“Uragani” i afrimeve të Borusias së Dortumndit duket se nuk ka fund. Pas blerjeve të shumta që erdhën “rrufe” në fillim të merkatos u mendua se gjithçka mbaroi, por nuk paska qenë e shkruar të ndodhë ashtu.

Ditën e sotme klubi verdhezi ka zyrtarizuar afrimin e radhës. Mateu Morei është zyrtarisht lojtari më i ri i Borusias. Ai ka ardhur me parametra zero, pas përfundimit të kontratës me Barcelonën.

Ai është vetëm 19-vjeç dhe vjen nga “La Masia”, akademia e famshme katalanase. Spanjolli aktivizohet si mbrojtës i djathtë dhe është një lojtar me aftësi mjaft të mira teknike.

Borusia e Dortmundit njihet si një klub që i mbështet talentet dhe mund të themi se është foleja e shpërthimit të shumë lojtarëve. Kështu, mund të themi se Morei ka shkuar në vendin e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online