Napoli refuzoi ofertën, agjenti zbulon sa ofroi Atletiko për Hysajn

0

Atletiko e Madridit interesohet zyrtarisht për shërbimet e Elseid Hysaj. Mbrojtësi ka konfirmuar se do të largohet. Ançeloti nuk e ka në planet për të ardhmen dhe është gati ta lërë të lirë. Spanjollët janë një klub i madh dhe Hysaj do e pranonte me kënaqësi ofertën e tyre. Akordi mes klubeve nuk është arritur dhe bisedimet vazhdojnë.

“Los Colchoneros” bënë një ofertë zyrtare, që sipas medieve ishte 25 milionë euro dhe është refuzuar menjëherë nga napolitanët. Simeone e do me çdo kusht yllin e kombtëres sonë dhe në ditët në vijim mund të kemi një marrëveshje. 30 milionë euro kërkon De Laurentis për ta lënë Hysajn të shkojë drejt La Ligas sezonin e ardhshëm.
Mario Xhiufredi, agjenti i shkodranit ka folur sot rreth ofertës së Atletikos dhe mundësitë e tjera për Hysajn. Ai ka konfirmuar se tentativa e parë e spanjollëve ka qenë me një shifër prej rreth 25 milionësh. Më pas menaxheri i mbrojtësit ka dhënë një deklaratë të fortë, ku i hap derën transferimit të Hysajt drejt Juventusit.

“Oferta e Atletikos ishte e ulët dhe nuk reflekton vlerën reale të lojtarit. Ishte më pak se 25 milionë. Kur flasim për një klub si Atletiko nuk mund të themi jo. Ndoshta Elseidi dëshiron një eksperiencë jashtë Italisë. Djali u shpreh sinqerisht, nuk dëshiron të fyejë asnjeri me qëndrimin e tij. Ka ardhur koha për një eksperiecë të re, pa hequr vlerat e Napolit dhe mungesën e trofeve këtu. Ai është një djalë që kujdeset për qytetarët e Napolit, i detyrohet kësaj fanelle për atë çka është.”

“Një bashkim me Sarrin te Juventus? Përse nuk duhet të shkojë? Ai është profesionist. Nuk e pranoj fjalën tradhëtar në futboll, çdokush duhet të sillet si profesionist dhe të bëjë atë çka është më e mira për veten e tij.”

“Juve është një superfuqi në Itali. Sarri në atë kohë mbroi ngjyrat e Napolit. Kjo s’do të thotë që nuk duhet konsideruar një e ardhme në Torino. Dy vite më parë ata pyetën për Hysajn, por ai ishte mirënjohës, duke qëndruar në Napoli me shpresën se mund të fitonte Serie A këtu”, u shpreh Xhiufredi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.