Merr fund bashkëpunimi, Bylis ndahet me mesfushorin

0

Bylis ka bërë të ditur mbylljen e bashkëpunimit me mesfushorin Alfred Zefi. Në njoftimin e bërë nga klubi mallakastriot në rrjetet socialë është bërë e ditur se pas mbarimit të kontratës së lojtarit të dyja palët kanë rënë dakord që rrugët e tyre të ndahen.

Futbollisti kurbinas iu bashkua skuadrës së Bylisit një vit më parë. 27-vjeçari ishte një ndër lojtarë me të aktivizuar të ballshiotëve me 22 aktivizime, ku pjesa dërrmuese e të cilave ishin si pjesë e formacionit titullar.

NJOFTIMI I KLUBIT

Faleminderit Alfred Zefi!

Nga sot klubi dhe mesfushori mjaft punëtor dhe profesionist Alfred Zefi nuk do të bashkëpunojnë më. Përfundimi i kontratës së Zefit, sigurisht që ka gjetur konsensusine klubit për ta mbyllur bashkëpunimin!

Klubi e falenderon për kontributin maksimal dhe do të mbahet mend si një lojtar fjalë pak e punë shumë!

Suksese të mëtejshme Alfred Zefi!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.