Marku: Po më shijon ky moment, Kastrioti luan vetëm për maksimumin

Mesfushori i Kastriotit, Herald Marku, ishte ai që shënoi golin e barazimit në sfidën kundër Flamurtarit, duke i dhënë një pikë skuadrës së tij. Në fjalën e tij pas ndeshjes, Marku tha:

POZICIONI – “Të them të drejtën, pozicioni im është mesfushor i djathtë. Trajneri më ka vendosur në qendër djathtas, pasi ne luajmë me tri mesfushorë. Sa i takon mbrojtjes, ndihem mirë kundër ndihmoj skuadrën. Po bëjmë mirë deri më tani”.

NDRYSHIMET TE KASTRIOTI – “Ka ndryshuar mentaliteti i skuadrës tashmë dhe kemi një grup të ri, me lojtarë me shumë cilësi dhe që kanë dëshirë. Shpresoj të vazhdojmë kështu dhe të marrim më të mirën.

RRITJA PERSONALE – “Edhe në aspektin personal, ka ndryshuar mënyra sesi unë dal në lojën time. Futem me shumë në kontakt me topin dhe ndihem mirë kur organizoj. Duke pasur sa më shumë kontrollin e topit, është më mirë për mua.

GJUAJTJET NË KUADRAT – “Sa filloi pjesa e parë, provova një goditje me të majtën, por me kalimin e minutave, prioritet kisha të ndihmoja skuadrën në mbrojtje. Isha pak më larg portës dhe pas barazimit, u tërhoqëm, pasi nuk mund të dilnim pa pikë, sidomos në këtë fazë të sezonit.

RIVALËT – “Çdo ndeshje futemi për të marrë maksimumin, por kryesorja është të mos lëmë pikë, pse jo edhe një pikë. Ne shohim vetëm punën tonë e jo rivalët, pastaj të shikojmë çfarë do të ndodhi në fund”,- u shpreh Marku për “Supersport”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *