FSHF e indinjuar nga dhuna, kampionati drejt pezullimit

Skenat e shëmtuara të ndodhura në stadiumin e Kamzës kanë sjellë reagimin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Qeveria e futbollit shqiptar dënon dhunën dhe i bën thirrje shtetit shqiptar që të ndryshojë ligjin që largoi policinë nga stadiumet. Edhe njëherë përsëritet se vendimi ka qenë i nxituar dhe duhet rishikuar.

Reagimi i Federatës mund të përshkallëzohet, pasi Telesport” raporton se të hënë do të ketë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp dhe pp mendohet pezullimi i kampionatit, në rast se policia nuk rikthehet në stadiume për të garantuar sigurinë.

Ndërkaq, në reagimin zyrtar, FSHF bën thirrje që instancat shtetërore të kryejnë detyrat që u ka caktuar ligji për autorët e dhunës. Goditja e Eldorian Hamitit sot në Kamëz, solli edhe reagimin e Federatës.

KOMUNIKATA E FSHF së – Federata Shqiptare e Futbollit dënon ashpërsisht dhunën e ndodhur sot në ndeshjen Kamza-Laçi, e vlefshme për javën e 24-të të Kategorisë Superiore. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur sigurinë e garës së futbollit në Shqipëri.

FSHF prej muajsh ka kërkuar reagimin e institucioneve të shtetit shqiptar për të zbatuar ligjin dhe për të nxjerrë përpara drejtësisë autorët e skenave të dhunës në stadiumet shqiptare. Ruajtja e rendit dhe sigurisë publike në mjediset sportive është detyrë institucionale e organeve të Policisë së Shtetit, detyrë e cila siç u evidentua edhe në ngjarjen e sotme vazhdon të mos kryhet.

Ne dënojmë dhunën, si një fenomen qe jo vetëm cënon rëndë vërtetësinë e garës por edhe imazhin e lojës. Federata Shqiptare e Futbollit, dënon ashpër çdo akt dhune, që vjen nga tifozët, zyrtarët, futbollistët apo kushdo tjetër. Ne presim që të gjithë aktorët të bëjnë punën e tyre ashtu siç i kërkojmë komisioneve që të jenë ekstremisht të ashpër me ata që prishin imazhin, jo vetëm të lojës por edhe të futbollit shqiptar.

Ne kërkojmë në mënyrë të përsëritur të rishikohet vendimi nxituar për të larguar përfundimisht Policinë nga stadiumet. Në kushtet ku Shqipëria ndodhet e gjykojmë të pavend. Ky vendim i nxituar cënon rëndë mbarëvajtjen e garës më të ndjekur sportive në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online