Lajm i hidhur për Realin, dëmtohet lojtari i momentit

Lojtari i momentit te Reali i Madridit është padyshim Kartim Benzema. Francezi ka shënuar tetë golat e fundit të ekipit të tij, një rekord absolut ky. Gjithsesi, paraditen e sotme Zidan ka marrë një lajm të hidhur.

Sulmuesi francez ka pësuar një dëmtim muskular dhe nuk ka qenë i pranishëm në stërvitjen që do të kryhej ditën e sotme në kuadër të ndeshjen ndaj Rajo Vajekanos. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Benzema e ka mbyllur sezonin dhe nuk do të jetë në ndeshjet e fundit të kampionatit.

31-vjeçari ka bërë një ndër sezonet e tij më të mira të viteve të fundit, ku edhe pse Reali nuk ka qenë në lartësinë e duhur, ai e ka gjetur rrjetën plot 21 herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *