Allmuça: Dikur ishte tjetër melodi, momenti ta mundim Vllazninë

Igli Allmuça prej disa vitesh e ka mbyllur me futbollin e luajtur dhe tanimë drejton Dinamon si trajner. Dëshira ishte e madhe që t’i rikthente blutë në Superiore, por këtë sezon përballë kishin një “pengesë” të madhe si Vllaznia. Ekipi shkodran ishte më lart se rivalët dhe e ka siguruar elitën.

Nesër Dinamo do të përballet me ta dhe trajneri Allmuça kujton periudhën kur ndeshej me Vllazninë si lojtar. Kohërat tanimë janë shumë ndryshe: “Kur luaja si futbollist te Dinamo, emocionet ishin shumë më të mëdha. Atëherë, si ne, ashtu edhe Vllaznia, ishim sundimtarë në Superiore. Sot jemi në Kategorinë e Parë…”.

Allmuça vazhdon të flasë për aktualitetin, ndeshjen që luhet nesër në Pezë-Helmës. “Kemi zhvilluar tre ndeshje me Vllazninë dhe i kemi humbur të gjitha, edhe pse në dy prej tyre kemi patur kontestime të forta për shumë detaje të ndeshjeve. Sot ne kemi një motiv më shumë se shkodranët dhe do të kërkojmë që të arrijmë fitoren. Mendoj se është momenti që ne ta mundim Vllazninë”, përfundon Allmuça deklaratën e tij për “SportEkspres.com”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online