Veliu: Skënderbeu si të tjerët, kurrë s’e kemi pasur frikë!

Flamurtari, në kampionat nuk fiton prej vitesh në Korçë. Dëshira është e madhe për të marrë pikët e plota nesër ndaj Skënderbeut. Para mediave, sot ka dalë mbrojtësit Franc Veliu dhe mesfushori Argjend Mustafa. Vlonjati e nisi kështu deklaratën e tij: “Me sa mbaj mend, në kampionat kemi kohë pa fituar, 9 vite me sa mbaj mend. Në Kupë kemi fituar dy herë. Shpresoj shumë që historia të përsëritet dhe të marrim një rezultat pozitiv”.

Veliu në vazhdim vlerëson korçarët: “Sigurisht që është një ndeshje e vështirë. Skënderbeu është një ekip me kualitet, pavarësisht luhatjeve që ka pasur. Kanë lojtarë shumë të mirë në përbërje. Ne nuk është se shohim rivalët, shohim ecurinë tonë dhe rëndësi ka që po ecim mirë. Është një rival si gjithë të të tjerët, i vështirë. Besoj se do jetë një ndeshje e bukur”.

Skënderbeu i këtij sezoni nuk ka lidhje me atë të viteve të mëparshme, por Veliu thekson se asnjëherë nuk i kanë pasur frikë bardhekuqtë: “Absolutisht nuk është Skënderbeu i viteve të shkuara. E para, ne frikë nuk e kemi pasur ndonjëherë Skënderbeun, pasi po ta marrësh në bazë statistikash kemi pasur bilanc pozitiv me ta. Nuk është Skënderbeu i viteve të kaluara, por nuk duhet absolutisht ta nënvlerësojmë. Shkojmë për gjithçka në Korçë, si në çdo ndeshje tjetër. Duam të luajmë mirë dhe të kënaqim tifozët tanë. Gjithashtu të vazhdojmë me ecurinë pozitive që kemi pasur deri tani në kampionat”.

MUSTAFA – Mesfushori nga Vushtrria, i cili në të shkuarën në Superiore ka qenë pjesë e Besës, Partizanit, Laçit dhe Kamzës, flet për ndeshjen e nesërme me Skënderbeun. “Për mendimin tim, ndeshja me Skënderbeun është e vështirë, duke pasur parasysh traditën dhe emrin që ka krijuar në kampionatin shqiptar. Ne si gjithmonë, siç e tha edhe Franci, shkojmë gjithmonë për maksimumin. Jemi përgatitur mirë dhe besoj se do ia dalim me sukses”, u shpreh Mustafa.

Në lidhje me objektivin Europë, mesfushori shtoi: “Të them të drejtën kam besim se mund ta arrijmë, por normalisht duhet besim nga të gjithë dhe të vijojmë me këtë ecuri që kemi. Është e mundshme”. I pyetur nëse korçarët do e ndjejnë lodhjen e ndeshjes së mesjavës në Kupa, Mustafa tha: “Mund të ndikojë pak, por Skënderbeu ka lojtarë cilësorë dhe mund t’i përballojë të dy kompeticionet. Besoj se nuk do ta kenë problem lodhjen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online