Kukësi “peshkon” Romën, Teuta e Laçi me rivalë të frikshëm!

0

Kukësi, Teuta, Laçi dhe Shkupi janë skuadrat që do të marrin pjesë në turin e parë të Europa League. Kukësi duhet të kalojë hungarezët e Debrecen dhe më tutje rivali i mundshëm është Roma. Short mjaft i hidhur për verilindorët, të cilët do të kenë gjigantët italianë në turin e dytë.

Laçit i ka rezervuar shorti Hapoel Ber Sheva. Nëse ndodh mrekullia, atëherë në turin e dytë sfidojnë një midis Shiroki Brijeg ose Kairat Almatit.Teuta ka shortin më të lehtë, pasi përballet me Ventspils. Durrsakët, nëse kalojnë më tej, do të gjejnë si kundërshtar, Hajduk Splitin ose Gziran.

Shkupi diskuton kualifikimin me Pjunik. Në turin e dytë, nëse kualifikohen, bardhekaltrit gjejnë çekët e Jablonec.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.