Kujtimet e Bufon: Mund të luaja në Angli, si e refuzova Fergusonin dhe Sitin

0

Xhixhi Bufon është një legjendë e gjallë e futbollit. Portieri mbushi 41 vjeç me datë 28 janar, por kjo nuk e pengon që të vazhdojë të luajë në nivele të larta. Italiani u transferua në verë te PSG, aty ku po kalon një eksperiencë të bukur dhe ëndërron të fitojë Champions Ligën.

Bufon ka luajtur me vetëm tre ekipe në karrierën e tij të gjatë: Parmën, Juventusin dhe PSG. Numri mund të ishte më i madh dhe këtyre skuadrave do i shtohej dhe njera midis atyre të Mançesterit.

Vetë portieri ka zbuluar një detaj interesant sa i përket ofertave nga Junajtid dhe Siti për “Bt Sport”. Të parët e ndoqën gjatë, por Xhixhi ishte i ri dhe zemra e tij rrihjte vetëm për Parmën, ndërsa të dytët kërkonin ta nisnin ndërtimin e një Siti të madh, pikërisht me blerjen e një prej portierëve më të mirë të historisë së futbollit.

JUNAJTID – “Kur isha i ri dhe luaja me Parmën, Aleks Ferguson më ka ndjekur nga afër për rreth 2-3 vite. Ai dërgonte vazhdimisht skautët e tij për të ndjekur ndeshjet e mia, por Parma ishte bota ime në atë periudhë. Nuk e ndjeja që të lija Parmën për t’u transferuar në Premier Ligë.”

SITI – “Është e vërtetë, kam marrë një ofertë të rëndësishme nga Mançester Siti. Kjo ndodhi në vitet kur klubi filloi të ndërtonte skuadrën që synonte të bëhej një nga më të rëndësishmet në Europë. Ata dëshironin që unë të isha blerja e tyre e parë e madhe, por zgjodha që të qëndroj me Juventusin.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.