E padëgjuar, humbet tre ndeshje prej… mjekrës!

0

Ndërhyrjet estetike janë një normalitet ditën e sotme. Janë të shumtë personazhet që kanë ndryshuar diçka që s’u ka pëlqyer te vetja dhe kësaj nuk i shpëtojnë as futbollistët. Gjithsesi, nuk ishte parë e dëgjuar që një futbollit të mungonte disa javë vetëm prej… mjekrës.

Ka ndodhur në Francë me Junuse Sankhare, me lojtarin e Bordosë. Mjekra nuk i pëlqente futbollistit, pasi nuk e kishte të plotë dhe dëshironte ta kishte më të dendur. Për këtë ai ka bërë një ndërhyrje, që më ka pasur pasoja.

Futbollisti 29-vjeçar prej tre javësh nuk luan për Bordonë dhe “L’Equipe” shkruan se operacioni i ka shkaktuar Sankhare një infeksion, që është shoqëruar me ethe dhe lodhje fizikë. E pamundur për lojtarin të kontribuojë për skuadrën e tij dhe e gjitha për shkak të… mjekrës.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.