Një foto që flet, Azdren Llullaku rikthehet në kombëtare

Azdren Llullaku do të jetë një nga risitë e kombëtares për ndeshjet me Turqinë dhe Andorrën. Sulmuesi i Astras shënoi ditën e djeshme golin e gjashtë sezonal dhe ka qenë mjafti i motivuar, pasi trajneri Kristian Panuçi e ka përzgjedhur dhe në zyrat e klubit rumun ka mbërritur ftesa.

Diçka të tillë lojtari e zbulon edhe përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”. Aty shfaqet Llullaku, me fanellë të kombëtares dhe me “emoji” që tregojnë gjithçka. Duket se Turqia është fatsjellëse për sulmuesin 31-vjeçar.

Pikërisht ndaj tyre Panuçi e ftoi për herë të fundit Llullakun. Ai ishte i grumbulluar në miqësoren e 13 nëntorit të vitit 2017, që Shqipëria e fitoi me rezultatin 2-3. Për të nuk pati asnjë minutë, pasi trajneri italian mendoi të tjera lëvizje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online