Kapelo: Festuan edhe në Madrid, ja ku gaboi Valverde!

Shumë specialistë, ish-futbollistë, trajnerë, gazetarë të shquar vazhdojnë të analizojnë atë “rrëshqitje” të Barcelonës mbrëmë ndaj Liverpulit në “Anfield”. Është radha e Fabio Kapelos për të sqaruar se përse ndodhi ai eliminim dhe kush ishin shkaktarët e kësaj katastrofe, që vështirë se do të dalë nga mendja e çdo tifozi katalanas.

As koha nuk do ta mundë këtë disfatë. Megjithatë është koha e analizës dhe Fabio Kapelo i vë pikat mbi “i”. Strategu italian shprehet se Valverde nuk duhet të niste me të njëjtin formacion dhe Barcelona ishte një ekip i shushatur mbrëmë gjatë ndeshjes.

“Valverde ishte i paqartë dhe nuk e di përse e nisi ndeshjen me të njëjtin formacion si të gjysmëfinales së parë. Për mua Kutinjo nuk duhet të kishte startuar. Ai nuk bën asgjë në ndeshjet në transfertë.”

“Barcelona u gjend tri herë para Alison, që bëri pritje të jashtëzakonshme. Katalanasit treguan mungesë përqëndrimi në disa raste dhe gjithçka kulmoi me golin e katërt. Nuk mund të kesh një qasje të tillë loje ndaj një ekipi të rrezikshëm si Liverpul.

Jo vetëm në ‘Anfield’ dhe në rrugët e qytetit të tyre festuan, sepse gëzimi ka qenë i njëjtë edhe në Madrid. Do të ishte vrastare nëse Barcelona fitonte Championsin në qytetin e tyre”, përfundoi Kapelo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *