Junajtid shkon në Paris i “sakatuar”, 10 mungesa për Solskjaer

Mançester Junajtid do të ndeshet të mërkurën me PSG-në në kryeqytetin e Francës. “Djajtë e kuq” u mundën në “Old Trafford” me rezultatin 2-0  dhe vetëm një mrekulli mund t’i çojë ata në fazën çerekfinale.

Sikur të mos mjaftonte disavantazhi prej dy golash dhe fakti që luajnë në fushë kundërshtare, te Junajtid janë alarmuar dhe për dëmtimet e shumta. Plot 10 lojtarë nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Solskjaer.

Më i rëndësishmi është Pol Pogba, i cili e humbet këtë sfidë për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parë. Mungesa të tjera të rëndësishme janë ato të Matiç, Herrerës, Lingard, Sançez, Mata, Marsial, Valencia, Xhons dhe Darmian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *