Junajtid në kaos, tifozët çojnë Pogban drejt Madridit!

0

Mançester Junajtid e mbylli në mënyrën më të keqe një sezon të turpshëm. “Djajtë e Kuq” u mposhtën një ditë më parë ndaj Kardif Sitit, ekip që ka rënë nga kategoria, brenda në shtëpi me shifrat 0-2.

Fundi i ndeshjes nuk kaloi pa incidente, teksa në krye të vëmendjes ishte pikërisht Pol Pogba. Francezi është përplasur me disa nga tifozët, të cilët i kanë kërkuar atij që të largohet një herë e më parë.

Mesfushori përflitet shumë për një kalim te Reali i Madridit dhe në Mançester duket se askush nuk e do. Episodet e ndodhura një ditë më parë i shtojnë akoma më shumë shanset që Pogba të bëhet pjesë e Realit sezonin e ardhshëm, me Zinedin Zidan që e pret me krahët hapur.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.