“Topi nuk donte të hynte”, presidenti i PSG-së: Futbolli është i padrejtë, kemi arritur 3 gjysmëfinale në 5 vitet e fundit

PSG-ja u eliminua në gjysmfinale të Ligës së Kampionëve pas dy humbjeve 1-0 ndaj Borusias së Dormundit. Presidenti i klubit parisien ka folur pas ndeshjes për “Canal+”, ku ka thënë se topi nuk donte të hynte në rrjetë përballë verdhezinjve. Megjithatë, Al Kelaifi ka përmendur se kjo ishte hera e tretë në pesë vitet e fundit, çka nënkupton një rritje të ndeshje të klubit francez.

“Jemi shumë të zgjënjyer, të mërzitur me rezultatin. Mendoj se meritonim më mirë. Në tërësi, goditëm 4 herë shtyllat këtë mbrëmje dhe dy herë javën e kaluar. Topi thjesht nuk donte të hynte. Është e vështirë. Ne donim të fitonim, por përgëzime Dortmundit. Ne mendonim vërtetë se kishim të drejtë të shkonim në finale. Ishim më mirë si ekip. Gjithashtu jemi të zhgënjyer për tifozët tanë. Do të kishte qenë një finale madhështirë në Londër. Por jam krenar me ekipin tim, me moshën më të re në Europë. Kjo është hera e tretë që arrijmë gjysmëfinale në 5 vite. Sigurisht, nuk është ky objektivi, por ky është futbolli. Ndonjëherë nuk është i drejtë”, ka deklaruar Naser Al Kelaifi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/