Ish-katalanasi mbron Mesin: Futbolli nuk është golf!

Barcelona pësoi atë eliminim të turpshëm nga Liverpuli në Champions dhe ai që pësoi tronditjen më të madhe ishte Leo Mesi. Argjentinasi me ato dy gola në ndeshjen e parë u ngrit në qiell nga opinioni sportiv dhe më pas ra në “gropë” pas humbjes 4-0 ndaj në ndeshjen e dytë. Shumë figura me impakt në botën e sportit lëshuan deklarata negative kundrejt Leos. Ronaldo Nazario da Lima pas ndeshjes shprehej se nuk duhej fajësuar vetëm Kutinjo apo Valverde, por edhe Mesi.

Ai që del në mbrojtje të yllit argjentinas është Dani Alvesh. Braziliani shprehet se Leo Mesi është lojtari i fundit që duhet kritikuar për atë që jep në fushë, por edhe jasht saj. Ai e vë theksin se futbolli është një lojë kolektive dhe bën një krahasim me sporte individuale si tenisi apo golfi. Më pas Alvesh kujton një polemikë të vjetër me Krisiano Ronaldon dhe thotë edhe disa fjalë për Nejmar. Këtij të fundit i bën një krahasim me Leon.

Leo Mesi- “Pas ndeshjes së parë të gjithë qenë shprehur se Leo është stratosferik apo jashtëtokësor dhe tani ndryshoi situata në të kundërt. Nëse është dikush për të cilin nuk flitet keq është Leo. Për atë që jep brenda fushës dhe për mënyrën sesi jeton jashtë saj. Ka qenë në maksimumin e futbollit për shumë vite. Niveli i tij është më i larti. Gjithsesi ky është një sport ekipor, ku të gjithë duhet të japin 100%, që të funksionojë gjithçka. Vetëm në fushën e golfit ose të tenisit fiton i vetëm.”

Kristiano Ronaldo- “Ai u zemërua me mua se thashë që lojtarët si Kristiano, Leo dhe Nejmar janë gjithmonë në dukje kur çdo gjë shkon mirë, por ato ‘zhduken’ kur ekipi eliminohet. Lojtarë të këtij niveli mbajnë shumë peshë mbi supe.”

Nejmar- “Ai dhe Mesi janë të ndryshëm, por gjithmonë bëjnë dallimin. Gjithsesi ata nuk mund ta bëjnë të gjithë punën të vetëm. Duhet të jetë një mjedis i tërë për të bërë diferencën”, përfundoi Dani Alvesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online