FSHF organizon turneun e radhës për ekipet përfaqësuese rajonale për moshat U-12, U-13 & U-14

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë turneun e radhës të përfaqësueseve rajonale për ekipet e moshave U-12, U-13 dhe U-14 në data 13 -16 maj.

Pjesë e këtij turneu do të jenë të gjitha ekipet rajonale të këtyre tre grupmoshave nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri, Korça, Lezha dhe Gjirokastra. Ky turne ka si synim kryesor rritjen e cilësisë së lojtarit mesatar në vend teksa evidentimi i elementëve të rinj që luajnë në kampionatet rajonale të organizuara nga FSHF mbetet një objektiv i rëndësishëm.

Të gjitha ekipet do të ndahet në dy grupe dhe secili ekip do të luajë nga tre ndeshje në fazën e grupeve, që do të nisin nga e hëna e 13 majit.

Ndeshjet e grupit A ku ndodhen ekipet e përfaqësueseve rajonale të Fierit, Durrësit, Gjirokastrës dhe Elbasanit do të luhen në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” Fier, ndërsa ndeshjet e grupit B ku ndodhen ekipet e përfaqësueseve rajonale të Tiranës, Korçës, Lezhës dhe Shkodrës do të zhvillohen në kompleksin sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz”.

Në bazë të rregullores së këtij aktiviteti, kohëzgjatja e çdo ndeshjeje do të jetë; për moshën U-13 & U-14 me 2 pjesë nga 30 minuta; për moshën U-12 me 2 pjesë nga 20 minuta.

Takimet finale të këtij turneu do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-12, U-13 & U-14

Kalendari i ndeshjeve:

Ndeshjet e grupit për moshën U-12 luhen më datë 13.05.2024, Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier dhe Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz.

Ndeshjet e grupit për moshën U-14 luhen më datë 14.05.2024, Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier dhe Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz.

Ndeshjet e grupit për moshën U-13 luhen më datë  15.05.2024, Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier dhe Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz.

Takimet finale të turneut të përfaqësueseve rajonale për moshën U-12, U-13 & U-14 luhen të enjten më datë 16.05.2024 në “Shtëpinë e Futbollit.